75 Mall Live Search
23:04 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Këta janë pesë sulmuesit më të mirë sipas Lewandowskit

Robert Lewandowski ka 10 vjet që shënon gola pafund në Bundesligën gjermane.  Edhe në këtë sezon sulmuesi polak ka realizuar 25 gola në 23 ndeshje me fanellën e Bayern Munich.

Mirëpo edhe pse ka shënuar gola të shumtë, kur pyetet për sulmuesit më të mirë në botë, Lewandowski, lë jashtë veten e tij. Në një intervistë për “Bild”, polaku u pyet për 5 sulmuesit më të mirë në botë.

“Nëse po flasim për 9-të, unë do të thoja Karim Benzema, Timo Werner, Luis Suarez, Sergio Aguero dhe Kylian Mbappe” tha fillimisht lojtari I Bayern, përpara se të thonte disa fjalë për rivalin e tij të Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland.

“Nëse punon shumë,  mund të bëhet një lojtari shumë i mirë dhe sigurisht të arrijë nivele të larta. Do të ishte mirë nëse do të qëndronte për disa kohë në Bundesliga”.