Haradinaj: Ukshin Hoti, përpos në legjendë u shndërru edhe në enigmë, ne ende nuk kemi përgjigje për fatin e tij

Ramush Haradinaj e ka kujtuar Ukshin Hotin në 21 vjetorin e vdekjes së tij, duke thënë ai u shëndrru në legjendë dhe enigmë, pasi që edhe sot nuk kanë përgjigje për fatin e tij.
Më tutje tha se elita politike që promovoi ai, duhet të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve gjithandej, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit njëzet dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritje, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë. Etika politike që promovoi ai, duhet të jetë shembull për elitat udhëheqëse të shqiptarëve gjithandej.
Njëzetenjë vjet më parë, ky njeri i madh, u shndërru përpos në legjendë edhe në enigmë. Ne ende nuk kemi përgjigje për fatin e tij. Ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë e tij. Ato mbeten të gjalla përjetë.