75 Mall Live Search
10:13 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Vushtrriasit i sulmojnë zyrtarët policorë, iu caktohet masa e ndalimit

Dje në Vushtrri dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit raportohet se i kanë sulmuar policët dhe si pasojë e sulmit, një polic ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:05 në Vushtrri.

Raportohet se dy persona të dyshuar i kanë sulmuar zyrtarët policorë ku dhe si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit  iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhët në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti po vazhdon të hetohet.