Thaçi: Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi i ka shprehur ngushëllime familjes Zhitia për vdekjen e zyrtarit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Sylë Zhitisë (vëllait të heroit, Afrim Zhitia).
Shkrimi i plotë:
“Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia.
Syla, si gjithë familja e tij, ishte i përkushtuar në të gjitha periudhat historike me çështjen e Kosovës.
Familja Zhitia dha shumë për Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së heroit Afrim Zhitia”./Indeksonline/