75 Mall Live Search
16:17 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Mustafit e Xhakës mund t’i bashkohet edhe një shqiptar te Arsenali

Marash Kumbulla ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të pas paraqitjeve shumë të mira sezonin e fundit me Hellas Veronën.

Së bashku me Amir Rrahmanin kanë bërë që skuadra e tyre të ketë mbrojtjen e dytë më të fortë në Serie A.

Sipas “Inter News” për talentin e kombëtares shqiptare ka shfaqur interesim edhe Arsenali.

Kështu skuadra nga Londra mund të bëj që dy mbrojtësit qendror të jenë shqiptar, Kumbulla dhe Mustafi.

Verona e vlerëson lojtarin 30 milionë euro dhe për të interesim kanë shtuar edhe Interi, Leipzig dhe Evertoni. /IndeksOnline/

Marash Kumbulla (Hellas Verona FC) during the Serie A football match between Juventus FC and Hellas Verona FC at Allianz Stadium on September 21, 2019 in Turin, Italy. Juventus won 2-1 over Verona. (Photo by Massimiliano Ferraro/NurPhoto via Getty Images)