75 Mall Live Search
16:12 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Këto skuadra angleze interesohen për Benjamin Kolollin

Futbollistët e Kosovës janë bërë ‘pre’ e shumë skuadrave të ndryshme evropiane.

Së fundi disa skuadra angleze janë në ndjekje të anësorit të Kosovës, Benjamin Kololli.

Krahas Leeds Unitedit dhe Brentfordit, në garë për lojtarin e Zurichut ka hyrë edhe Sheffield Wednesday.

Pjesë e Sheffieldit është edhe reprezentuesi tjetër kosovar, Atdhe Nuhiu.

“Football Insider” shkruan se transferimi i Kolollit mund të ketë ndikim në formën e Nuhiut.

Kjo, jo vetëm për shkak se dyshja luajnë së bashku te Kosova, por edhe sepse janë miq të mirë jashtë fushës.

Dyshja shihen mjaft të afërt nga postimet e tyre në rrjetin social “Instagram”./IndeksOnline/