75 Mall Live Search
10:22 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Këto tri lagje të Prishtinës nga sot i kthehen normalitetit me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se është riparuar defekti në njërën nga tre pompat e ujit në rezervuarin e Mirëditës.

Sipas njoftimit, sot furnizimi me ujë të pijshëm në pikat e larta të lagjeve, Matiqan, Kolovicë dhe Taukbahçe iu kthye normalitetit.

“Pas një pune të jashtëzakonshme, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit riparuan defektin në njërën nga tre pompat në rezervuarin e Mirëditës. Puna e tyre e shpejtë dhe korrekte bëri që pompa të riparohet në orën 02:00 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.