Kurti nga Prizreni premton lehtësira për bizneset e “futura në borxhe”!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka kanë vizituar Qumështoren “Sharri”.
Me këtë rast, shefi i ekzekutivit ka premtuar lehtësira për bizneset të cilat janë duke pasur telashe financiare, transmeton Indeksonline
“Ne jemi duke i liberalizuar masat për bizneset në përgjithësi e në veçanti për fermerët pasi që tani është stina e tyre. Ne do ta ndihmojmë hallkën e parë, fermerët, hallka e dytë industria ushqimore ndërsa hallka e tretë janë rrjeti i marketeve shumë prej të cilave ua vonojnë pagesat industrisë ushqimore.
Kemi problem me hallkën e tretë. Nëse një hallk nuk funksion siç duhet atëherë i gjithë zinxhiri ndryshohet.
Edhe sa i përket fermerëve dhe marketeve në anën tjetër që po i vonojnë pagesat deri në 2 muaj e gjysmë, ne mund të shohim së bashku se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Kurti. /Indeksonline/