75 Mall Live Search
20:48 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Interi sfidon Atleticon, kërkon Cavanin

Edinson Cavani mbetet objektivi kryesor i Atlético Madrid për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm.

Uruguajiani, i cili tashmë ka qenë afër skuadrës madrilene në afatin e dimrit, ende dëshiron të vishet me fanellën “rojiblanco” dhe ta vendosë veten nën urdhërat e Diego Simeone.

El Matador përfundon kontratën e tij me PSG në 30 qershor dhe ideja e tij nuk është që të vazhdojë në kryeqytetin francez, ku ai ka humbur rëndësinë që nga ardhja e argjentinasit Mauro Icardi.

Sipas Marca, Atletico nuk është skuadra e vetme që po kërkohen shërbimet e “El Matador”.

Për sulmuesin e frikshëm interesim ka shfaqur edhe Interi që gjatë verës pritet ta humbas Lautaro Martinezin.

Problem mund të jetë paga e lojtarit që aktualisht paguhet 12 milionë euro në sezon. /IndeksOnline/