75 Mall Live Search
20:33 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Abbott kalon ditën me ushtarët e FSK-së

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka qenë i pranishëm procesin e përzgjedhjes për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar Sandhurst.

Abbott në një postim ka bërë të ditur se 22 oficerë të FSK-së janë trajnuar deri tani në atë akademi.

Ambasadori së bashku me gjeneralen brigade Irfete Spahiu biseduan edhe për të rritur kapacitetet e mëtejshme të FSK-së.

“Unë isha i lumtur që isha i pranishëm sot në procesin e përzgjedhjes për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar Sandhurst. Gjithsej 22 oficerë të FSK-së janë trajnuar tani në Sandhurst. Gjatë vizitës sime, ishte kënaqësi të takoja gjeneral brigade Irfete Spahiu. Ne diskutuam për mbështetjen e tanishme dhe të ardhshme bilaterale për të rritur kapacitetet e mëtejshme të FSK-së”,  ka thënë ai./IndeksOnline/