Ujë i ndotur në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë
Ka më shumë që dy muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me COVID-19, një virus ky i ri dhe i panjohur.
Por, si shpesh herë ata kanë telashe edhe me problem të tjera esenciale.
Një qytetar për Indeksonline ka treguar se sot gjatë tërë ditës s’kanë mundur ta përdorin ujin, pasi që i njëjti ka ardhë i papastër.
Ai ka dërguar një video në adresë të portalit, derisa thotë se nga ora 15:00 ka ardhë ky ujë.
Rasti në fjalë ka të bëj me lagjen “Kodra e Trimave” rruga “Drenica” në Prishtinë. /IndeksOnline/