20:13 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

A do e përkrah Sindikata e Policisë protestën e nesërme?

Policia e Kosovës do t’i bashkohet protestës së nesërme të paralajmëuar nga Bashkimi i Sindikateve të Pavarura të Kosovës.

Protesta organizohet në Ditën Ndërkombëtare të Punës, 1 Majin. Kësaj proteste do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë.

Nënkryetari i kësaj Sindikate Shaban Tasholli ka thënë se në protestë do të marrin pjesë vetëm kryesia e Sindikatës e jo edhe policë me uniforma.

Ai tha se kërkesat e tyre janë që të zbatohet ligji për Policinë, të bëhen sigurime shëndetësore dhe kërkesat tjera.