23:52 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / Gj. Sh

A do jetë në Botërorin 2026? Leo Messi përgjigjet në intervistën e fundit

Në një intervistë për gazetën e përditshme Ole, Lionel Messi la dyshime serioze për praninë e tij të mundshme në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, midis 8 qershorit dhe 3 korrikut të atij viti.

Në atë kohë, sulmuesi i Paris Saint-Germain do të jetë 38 vjeç.

“Nuk e di… Duket shumë e vështirë për shkak të moshës sime, por gjithçka do të varet nga mënyra se si do të vazhdoj karrierën time. Unë do të jem 36 vjeç, duhet të analizoj shumë gjëra për të vendosur. Më pëlqen të luaj futboll dhe për sa kohë që jam në formë të mirë dhe ndihem në gjendje të mirë fizike, do të vazhdoj ta shijoj atë. Por deri në Botërorin e ardhshëm duket se ka shumë kohë”, ka thënë kampioni i botës.

Do të mbetet të shihet se cila do të jetë forma e sulmuesit argjentinas deri atëherë.