75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

A do luaje së bashku me Messin në një ekip? Përgjigja fantastike e Ronaldos

Cristiano Ronaldo u transferua këtë merkato verore nga Real Madrid në Juventus, për një shifër rekord.

Portugezi gjatë ditës së sotme dha një intervistë për mediat italiane ku foli për klubin e tij aktual Juventu,s për klubin e Real Madrid, por një pyetje ishte poashtu rreth Leo Messit.

Nëse një ditë do iu vinte mundësia të luanit me Messin, a do pranonit?

“Patjetër që po, Messi dhe unë kemi bërë revolucion në futbollin modern, ai është lojtar i madh”, tha portugezi në fillim.

“Por jam i sigurt se edhe ai do të luante me mua një ditë (qesh)”, ishin fjalët e Ronaldos sa i përket pyetjes rreth Messit.

Temat: