21:03 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Suarez mungon kundër Spurs, por edhe Messi mund të pushohet

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez nuk do luajë nesër kundër Tottenhamit në Champions League në ”Camp Nou”.

Ish-sulmnuesi i Liverpoolit do të pushohet për ndeshjen me djelmoshat e Mauricio Pochettinos.

Uruguaiani së fundmi pësoi një lëndim në gju, por u rikthye dhe shënoi në fitoren, 4-0 të Barcelonës kundër Espanyol, transmeton IndeksOnline.

Lionel Messi could also be absent from Barcelona’s team tomorrow night

Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde konfirmoi sot se Suarez do të mungojë, derisa pohoi se edhe Leo Messi mund të pushohet.

”Nuk e di nëse Messi do të luajë, por Suarez do të mungojë, përfundimisht”, tha Valverde.

Barcelona është tashmë e kualifikuar nga Grupi B, por Tottenhamit i duhet më shumë se kurrë fitorja për t’u kualifikuar në fazën tjetër./IndeksOnline/

Spurs’ last-gasp victory over Inter Milan last time out has given them renewed hope of qualification to the knock-out stages