23:36 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

A do ta vendos LDK një grua si kandidate për kryeministre? (Video)

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është pyetur se me kë do të kandidojë LDK për postin e kryeministrit.

Por, ai nguroi të përgjigjet, madje la edhe pikëpyetje nëse ekziston mundësia që për këtë pozitë të kandidohet një grua, ani pse tha se” ka gra mjaft të fuqishme dhe me ideale brenda partisë”.

“Nuk ka ende diçka konkrete, mirëpo nuk ka asgjë të keqe edhe nëse kandidati për kryeministër do të jetë grua”,  shtoi Zemaj gjatë emisionit Kontakt në Tribuna Channel.