12:50 / E Diele, 26 Maj 2024 / Gj. Sh

A do të bashkohet me Realin? Mbappe thotë se do ta bëjë të ditur klubin e ri brenda dy ditëve

Kylian Mbappe mbrëm luajti ndeshjen e fundit, ku fitoi edhe trofeun e fundit me PSG-në, duke fituar Kupën e Francës, pasi në finale mposhtën skuadrën e Lyonit, me rezultat 2-1.

Ylli francez muaj më parë ka njoftuar se nuk do të vazhdoj kontratën me klubin parisien, e cila skadon me 30 qershor, shkruan IndeksOnline.

Mediat të shumta franceze dhe spanjolle, kanë raporuar se 25-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Por kjo ende nuk e ka konfirmuar këtë transferim.

Ai u pyet nga gazetarët pas fitores ndaj Lyonit, duke thënë se do ta bëjë të ditur klubin e ri brenda dy apo tre ditësh, duke mos e treguar emrin.

Gazetari: “Pse nuk shpallni vetëm se po bashkoheni me Realin? ”

Kylian Mbappé: “Sepse dua të përfundoj mirë në PSG. Unë do të njoftoj klubin tim të ardhshëm në kohën e duhur, pas disa ditësh tani, nuk ka asnjë problem. A do të jetë para se të bashkohet me Francë NT? Nuk e di ende, kanë mbetur nja dy detaje.”/IndeksOnline/