11:04 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

A do të dënohet Shkëndija nga UEFA, shikojeni se si dyshohet për shitjen e lojës ndaj TNS-s (Video)

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës ka bërë një gabim të madh në humbjen 4 me 0 ndaj TNS-s.

Shkëndija në ndeshjen e kthimit u mposht me rezultat 4-0, por fal fitores së thellë në shtëpi (5 me 0), arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë duket se klubi shqiptar do të jetë në telashe të mëdha, pasi ndeshja e fundit kundër The New Saints, po dyshohet të ketë qenë e shitur.

Për këtë shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA pritet që shumë shpejtë të marr masa të rrepta.

Nëse flasim vërtetë për shitjen e kësaj ndeshje, atëherë mund ta vlerësoni edhe ju tifozë duke i parë golat e shënuar në mbrëmjen e së martës./IndeksOnline/