20:28 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

A do të dërgohet në burgun e Francës kosovarja që vrau burrin? Deklarohet Prokuroria e Prishtinës!

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për herë të parë rreth ngjarjes tragjike që ndodhi  me kosovarët në Dole të Francës, konkretisht në krahinën e Juras,  ku e dyshuara, Suzana Zogiani kishte vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, Artan Sekiraqan.

Kryeprokurori i Themelores, Imer Beka ka konfirmuar për “Indeksonline” se me flet rreshtim ndërkombëtarë të Francës  pastaj me urdhër të prokurorit, Armend Hamiti sot është arrestuar e dyshuara  shtetase e Kosovës, Suzana Zogiani.

Beka ka sqaruar tani për procedurën e mëtutjeshme rreth këtij rasti. Sipas tij, tani Prokuroria që ai e udhëheqë është në pritje të Francës, ku kjo e fundit do të vendos për procedurën e eksdradimit apo dërgimin e lëndës në organet e hetuesisë kosovare.

Po ashtu , numri një i Themelores thotë se afati për propozimin e shtetit francez rreth këtij rasti është një (1) muaj e disa ditë të tjera.

“…Prokuroria pret tani që përmes rrugës diplomatike gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë ose ambasadës franceze në Kosovë që të merr propozimin e tyre lidhur me rastin në fjalë.  Në bazë të urdhër arrestit apo flet-rreshtim ndërkombëtar që i thonë te na  e dyshuara S.U është ndalu tek ne për momentin. Por tani zhvillohet procedura e eksdradimit nëse Franca verifikon një gjë të tillë apo ka mundësi që të vendos për dërgimin e lëndës tek ne.  Franca ka kohë që të jep këtë propozim në periudhën prej një muaji dhe plus 15 ditë të tjera”, ka thënë Beka për “Indeksonline”.

Më tutje, Beka ka shtuar se e dyshuara, Suzana  ka në Kosovë dy fëmijë, njëri 10 vjeç  dhe tjetri 4 vjeç.

Ai thotë se për këtë kanë kontaktuar edhe Qendrën Sociale me qëllim për të siguruar strehimin e fëmijëve pasi që siç thotë kryeprokurori Beka njëri prej fëmijëve ka probleme shëndetësore.

Ndryshe, sipas burimeve të Indeksonline, policia e kapi të dyshuarën sot  afër hotel “Adrias” në Prishtinë, e cila kishte ikur nga Franca pas kryerjes së krimit.

Në raportin e policisë, çifti vlerësohej si agresiv dhe problematik. Familja e të vrarit kishte jetuar në Besançon, nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe më pas në Venissieuc në periferi të Lyon, përpara se të shkonte në Mulhouse në vitin 2015. Kjo lëvizje e tyre kishte ndodhur për shkak të ndërrimit të shkollës së fëmijëve

Kujtojmë, se i vrari në Francë është Artan Sekiraqa./Indeksonline/

EKSKLUZIVE:  Vrau burrin me sëpatë në Francë, arrestohet në Prishtinë Suzana Zogiani