12:06 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

A do të jetë e treta e vërteta, Kosova përsëri aplikon për Interpol

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Kosova do të hyjë në rend dite për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahet në Kili.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka uruar që Serbia të i thërret zërit të arsyes dhe mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqes dhe sigurisë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Pacollit pa ndërhyrje:

Gjatë ditës së sotme, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon( Francë) debatoi rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjës së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithëshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahët në Kili.

Policia e Kosovës, u cilësua në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avansuara.

Përbërja e Komitetit Ekzekutiv për vitin 2019 nga gjithësej 10 shtete pjesmarrëse në debatin e sotëm, ishin vetëm tri shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe pothuajse të gjithë pjesmarrësit argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithëshme.

Prandaj, urojmë që edhe Serbia të i thërrët zërit të arsyes dhe mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqës dhe sigurisë. Do të ishte primitive dhe jashtë gjdo logjike pengimi dhe lobimi kundër antarësimit të Policisë së Kosovës në organizatën nderkombëtare të Interpolit, dhe në anën tjetër të flasësh për paqe dhe siguri.