75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

A do të jetë gati për finale, Zidane flet për Ronaldon

Cristiano Ronaldo do të ketë një kontroll gjatë ditës së sotme për ta kuptuar shkallën e lëndimit dhe nëse do të arrijë të rikuperohet për finalen e Ligës së Kampionëve.

Portugezi u lëndua duke shënuar golin e parë të skuadrës së tij në barazimin 2-2 të së dielës në Barcelonë, shkruan indeksonline.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se ai do t’i nënshtrohet një kontrolle mjekësore mirëpo nuk e sheh shumë serioze situatën.

“Ne nuk jemi të shqetësuar për finalen,” tha Zidane pas ndeshjes së së dielës.

“Ai nuk është i mirë tani, por mendoj se do të jetë një gjë e vogël – ishte vetëm një lëvizje e keqe”, shtoi Zidane.

“Nuk mund të them se sa kohë do të jetë jashtë. Nesër do të ketë një hetim”, përfundoi francezi.

Ronaldo shënoi golin e tij të 25-të të sezonit në ndeshjen kundër Barcelonës.

Real janë të tretë në La Liga, 15 pikë pas kampionëve të Barcelonës. Skuadra e Zidane ka tri ndeshje përpara se të takohet me Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/

Temat: