22:32 / E Hënë, 25 Maj 2020

A do të kalojë Vjosa Osmani në Vetëvendosje? Kjo është përgjigja e saj

Vjosa Osmani ka komentuar përçarjet që po ndodhin mes saj dhe partisë së saj, duke thënë se derën asaj për tu larguar nga kjo parti mund t’ia tregoj vetëm votuesi i saj, transmeton IndeksOnline.

“Derën drejt largimit nga LDK mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Votuesit elektorati, janë ata që mund të ma tregojnë derën. Nëse mbrojtja e fjalës së dhënë nga qytetarët konsiderohet tradhti unë do ta bëjnë”, ka thënë Osmani duke iu përgjigjur kështu akuzave të shumta që janë bërë drejtë saj nga anëtarë të LDK-së, se kinse ajo po tradhton partinë.

Osmani ka thënë se LDK-ja duhet të dëshmoj se e respekton mendimin ndryshe brenda saj, për cka ajo ka theksuar se të gjithë në parti e kanë ditur për qëndrimet e saj ndaj partive të tjera dhe Vetëvendosjes.

“Karriera ime politike përtej emrit të partisë lidhet me qytetarët me përkrahjen e tyre, jo gjithmonë të gjithë janë të kënaqur. Bashkëpunimin me Vetëvendosje e shoh si të domosdoshëm”, theksoi Osmani.

Ajo ka shtuar se nuk e ka menduar asnjëherë si opsion që t’i bashkohet Vetëvendosjes ./IndeksOnline