18:54 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

A do të ketë OnePlus 7 ‘Wireless Charging’?

Komentet e bëra nga shefi i OnePlus, Pete Lau në Kongresin Botëror të Telefonave 2019 në Barcelonë ka vënë në dyshim se OnePlus 7 do të ketë ‘Wireless Charging’.

Lau duke folur për CNET ka thënë se ‘Wireless Charging’ është inferiore për kompaninë e tij, transmeton Indeksonline.

Mbushësit ‘Wireless’ janë bërë pjesë e të gjithë telefonave Android, prandaj ishte befasi që OnePlus nuk dëshiron ta ketë në telefonin e ri./Indeksonline/