12:38 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A do të ketë shi e borë edhe javën e ardhshme në Kosovë?

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërishtë i vranët. Vranësiarat të mërkuren kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

Fundjava parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike e përcjellur me reshje shiu dhe bore./Indeksonline/