17:46 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

A do të ketë Vitija qasje në autostradë, merret vendimi

Kërkesa e qytetarëve të Vitisë për qasje të kësaj komune në autostradën “Arbën Xhaferi” , sot u plotësua.

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6” (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit) me insistimin e ministrit Bajram Hasani është marrë vendim që edhe Vitisë t’i mundësohet qasja në këtë autostradë./Indeksonline/