75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

A do të largohet Neymar? Kjo është përgjigja e klubit

Drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique ka konfirmuar se Neymar nuk do të largohet në verë nga Parisi.

Ylli brazilian, i cili u bashkua me gjigantët francezë për 222 milionë euro, është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm te Real Madrid.

Por shefi i PSG është i sigurt se 26-vjeçari është duke qëndruar pas një start të jashtëzakonshëm për jetën në Ligue 1.

Ai i tha për L’Equipe : “Natyrisht ai do të qëndrojë me PSG sezonin e ardhshëm”.

“Babai i tij tha dy ose tre ditë më parë de ai është i lumtur në Paris”.

“Projekti i tij është të qëndrojë këtu, ai është këtu për të luajtur dhe për të shënuar gola”.

“Spanjollët nuk janë si francezët, ata janë kundër PSG-së. Për ta, tani jemi rivalë”.

“Gazetarët spanjollë kanë folur për djemtë që thonë se Neymar nuk është i lumtur”.

“A keni pyetur Cristiano Ronaldon nëse ai është i lumtur në Real Madrid?”

PSG do të shpresojë të përmbysë një deficit prej dy golash kundër skuadrës së Zinedine Zidane në Ligën e Kampionëve të martën. /IndeksOnline/