23:04 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

A do të licensohet “Fadil Vokrri”, nesër në kaq ora merret vendimi

Drita ka shkruar historinë duke mposhtur Prishtinën për të fituar Superkupën e Kosovës.

Skuadra gjilanase arriti një fitore të madhe 2-1 ndaj kryeqytetasve në sfidën që shënon fillimin e sezonit të ri dhe që përuroi stadiumin “Fadil Vokrri”, pas rikonstruksionit të plotë.

Edhe pse atmosfera ishte fantastike dhe në përgjithësi cdo gjë shkoj mirë, tifozët e Dritës “Intelektualët” kanë bërë një veprim që jashtë rregulloreve të UEFA’s dhe FIFA’s.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 55’të, për shkak se “Intelektualët” kanë ndezur mjete pirroteknike në fushë.

Kjo gjë sigurisht është vrejtur nga zyrtarët e UEFA’së që ishin sonte të pranishëm në stadiumin e porsarinovuar, “Fadil Vokrri”.

Ata sigurisht nuk dukeshin të kënaqur në momentin e këtij akti jo të hijshëm. Nesër në ora 09:00 merret vendimi se a do të pranohet stadiumi në renditjen katërt, e që është niveli më i ulët lejueshëm për gara ndërkombëtare shkruan IndeksOnline.

Le të shpresojmë se kjo nuk do të ndikojë në vendimin përfundimtar në lidhje me licencën e stadiumit.