A do të luajë Nainggolan kundër Barçës në ”San Siro”
Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan raportohet se është pranë rikthimit dhe se mund të paraqitet ndaj Barcelonës.
Belgu ishte detyruar të largohej nga fusha pas një lëndimi në kyçin e këmbës në Derby della Madonnina ndaj Milanit.
Për shkak të kësaj, ”ninja” mungoi në ndeshjen në ”Camp Nou” si dhe në ndeshjen ndaj Lazios të hënën, transmeton IndeksOnline.
Sipas Sky, Nainggolan është rikuperuar me kohë dhe se është shumë pranë rikthimit.
”Nerazzurët” nuk do të rrezikojnë me të ndaj Genoas në fundjavë, por mendohet se ai do të ftohet për ndeshjen ndaj Barcelonës.
Superylli i Barcelonës, Leo Messi gjithashtu është rikthyer në stërvitje këtë javë, dhe se ai ka një shans të vogël për t’u paraqitur në ”San Siro”./IndeksOnline/