21:26 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

A do të marrë pjesë Bashkimi në BIBL sezonin e ardhshëm?

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi do të marrë pjesë në ligën ballkanike edhe këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e BIBL, ku konfirmohet se Bashkimi është skuadra e shtatë pjesëmarrëse për sezonin e 11-të të kësaj gare.

Për t’u kompletuar ekipet e këtij sezoni në BIBL ka mbetur vetëm edhe një vend i lirë.

Sezonin e kaluar, Bashkimi e fitoi titullin e kampionit në basketbollin kosovar për herë të parë në histori, si dhe ishte pjesëmarrës në finalen e BIBL, ku u mposhtë nga Levski.

Nga Shqipëria në BIBL do të garojnë Teuta dhe Tirana, teksa në nga Maqedonia janë Shkupi dhe Kozuv./IndeksOnline/