09:55 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

A do të mbahet nesër falja e namazit për Bajram në Shqipëri?

Komuniteti Myslyman Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme se është anuluar pritja tradicionale në seli për festën e Kurban Bajramit, por bëhet e ditur se falja e namazit do të kryhet në xhami sipas protokolleve të masava anti-Covid. Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një postimi në rrjetin social facebook të Komunitetit Mysliman.

“I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.”- ka shkruar mes të tjerash Spahiu.

Ceremonia qëndrore pritet të kryhet në xhaminë e “Kokonozit” ku falja e namazit do të mbahet duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social.