17:33 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

A do të pensionohet nga futbolli Armend Dallku?

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ishte transferuar te Prishtina në vitin 2016, dhe qëllimi i tij kryesor ishte që t’i ndihmonte klubit të shpallej kampion.

Megjithatë këtë vit kryeqytetasit humbën garën me Feronikelin.

Dallku që muajin e ardhshëm mbushë 36 vjet, ka thënë se ende nuk ka marrë vendim se a do të largohet nga futbolli këtë verë.

“Më duhet pak kohë me u qetësu për me marr një vendim. Kemi harxhu shumë energji për mu shpallë kampion por për fat të keq nuk arritëm. Kontrata me Prishtinën më skadon në qershor. Të shohim” ka deklaruar Dallku për Indeksonline.