75 Mall Live Search
12:06 / E Mërkurë, 27 Maj 2026 / Gj Sh

A do të përfshihet në listën e Argjentinës? Scaloni jep informacione për lëndimin e Messit

Lionel Messi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Inter Miamit, duke rrezikuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Skuadra amerikane ka njoftuar se sulmuesi argjentinas, pas testeve mjekësore është konstatuar se vuan nga një mbingarkesë të lidhur me lodhjen e muskujve në kërdhokullën e majtë, shkruan IndeksOnline.

Sipas tyre, koha e rikuperimitn e tij në aktivitet fizik do të varet nga evolucioni i tij klinik dhe funksional.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur për lëndimin e Messit, ku tha se do të duhet të preisin nëse do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

”Lajmi i parë nuk është aq i keq. Logjikisht, ne do të preferonim që asgjë të mos i kishte ndodhur. Tani, le të presim dhe të shohim se si evoluon.

Ne do të kishim dashur që ai të vinte pa asnjë problem, por nuk është të jesh kështu me të dhe me shumicën e lojtarëve që kanë pasur probleme. Ata nuk janë shëruar plotësisht. Qëllimi ynë është të përpiqemi t’i rikuperojmë ata dhe që të mbërrijnë sa më mirë që të jetë e mundur”, ka deklaruar Scaloni./IndeksOnline/