17:48 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A. A

A do të rikthehet Muric te Manchester City?

Portieri Aro Muric u transferua gjatë verës në te Girona, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Por deri tash lëvizja e tij në Spanjë mund të konsiderohet e dështuar, pasi ka disa muaj që ka humbur vendin e titullarit.

22 vjeçari ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje në kampionat dhe 2 tjera në Kupën e Spanjës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Muric ka kërkuar që të rikthehet te Manchester City në këtë afat kalimtar, por klubi anglez dëshiron që të respektojë marrëveshjen me Gironën dhe deri në verën e këtij viti Muric do të mbetet në Spanjë.

Kujtojmë, që edicionin e kaluar portieri kosovar ishte u huazuar te Nottingham Forrest por edhe ajo aventurë nuk ishte e suksesshme për të.

/Indeksonline/