11:39 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

A do ti marrin ministrat e PDK-së pagat me rritje?

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese mori vendim lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave të zyrtarëve qeveritar. Por pagat me rritje ende nuk janë dhënë, por pritet të bëhen nesër.

Derisa ministri i Financave, Bedri Hamza ka hequr dorë nga rritja  e pagës, e pavendosur ende është ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Hoxha është pyetur nëse do të pranojë pagën me rritje pas vendimit të qeverisë teksa ka thënë se për këtë janë duke diskutuar me ministrat e tjerë.

“Jemi duke diskutuar edhe me ministrat e tjerë dhe do të marrim një vendim për të cilin edhe do të e njoftojmë opinionin publik”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe nga rritja e pagave përfitojnë kryeministri, kabineti i tij, ministrat e deri të shoferët./Indeksonline/