09:56 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

A do t’i paguaj Real Madridi 200 milionë për Eden Hazard?

Eden Hazard po flitet se do të largohet nga Chelsea në afatin veror.

Pas përfundimit të ndeshjes, Angli – Belgjikë, Hazardi foli për të ardhmen duke lënë një mesazh të qartë largimi nga “Stamford Bridge”.

“Nëse Chelsea më lejon që unë të largohem. Të gjithë e dinë të preferuarën time!”, ka thënë dje Hazard.

Por, a do t’i paguajë plotë 200 milionë euro skuadra e Real Madridit për yllin belg? Mbetët të shihet.

Një shumë të parave tashmë janë të grumbulluara pas shitjes së Cristiano Ronaldos në Juventus me 100 milionë euro vlerë.

Përveç, Hazardit, Real Madridi ka në shënjestër edhe dy futbollistë, si Neymar dhe Mbappe./IndeksOnline/