17:41 / E Enjte, 14 Mars 2019

A e dëshirojnë ShBA dhe Rusia ndarjen e Kosovës? – Tregon Daçiq

Ministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka kërkuar nga Kosova që të heqë taksën e vendosur ndaj mallrave serbe muaj më parë.

“Çdo gjë po ngjan në një shfaqje. Kosova duhet të heqë taksën në mënyrë që mos të dalë e turpëruar”, ka thënë ai në televizionin ‘Happy’, transmeton Indeksonline.

Madje, ai i ka konsideruar qesharake deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili kishte thënë se vetëm mbi trupin e tij të vdekur mund të ndahet Kosova.

“Është qesharake. Ai është për korrigjim të kufijve sepse i dëshiron t’i marrë komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” u shprehë Daçiq.

Ministri serb ka thënë se idenë për korrigjim e kufijëve i pari e ka paraqitur presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Tutje, ai ka folur për inkuadrimin e SHBA-ve dhe Rusisë në dialog.

“Amerika gjithmonë pyet se çka mendon Rusia.Ka qenë John Bolton aiqë më ka pyetur se çfarë mendon Rusia.

Sergej Lavrov më ka thënë se e kishte pyetur Putinin në Moskë” u shprehë ai.

Daçiq ka theksuar se pa ndihmën e Amerikës nuk mund të zgjidhet asgjë.

“Po shohim se Joe Biden po hyn në garë për president. Biden, Obama dhe Clinton nuk kanë dashur asnjëherë të flasin për këto gjëra. Neve na shkon për shtati kjo administratë. Do të jetë e vështirë të zgjedhim problemin deri në fund të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës” tha ministri serb./Indeksonline/