14:28 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

“A e njeh Almedën?”, përgjigjja e papritur e Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël, që deri më tani ka shkuar më së miri për të. Madje këtë periudhë të shtatzënisë ajo e ka shijuar në maksimum duke udhëtuar nga një vend në tjetrin.

Ajo pushoi për disa ditë me bashkëshortin dhe motrën e saj në një ishull shumë të bukur. Më pas Afërdita udhëtoi drejt New York, për të realizuar një set fotografik që do e ketë si kujtim nga pritja e ëmbël.

Ajo ka udhëtuar sërish drejt një vendi turistik dhe këto udhëtime të shpeshta ju kanë tërhequr vëmendjen fansave të saj. Gjatë një bisede virtuale me ta, Afërdita ka treguar se ky është udhëtimi i fundit që bën, sepse deri në javën e 36 lejohet që të udhëtojë një grua shtatzënë.

Përveç pyetjeve të shumta për shtatzëninë dikush e ka pyetur Afërditën edhe për raportet që ka me Almeda Abazin. Dy vajzat nuk i kemi parë shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës, ndaj nuk ishim në dijeni të miqësisë mes tyre. Afërdita ka treguar se Almedën e ka njohur shumë kohë më parë dhe është shprehur se nuk ka parë kurrë femër aq të bukur e natyrale.

“Me Almedën jemi njohur vite më parë dhe asnjëherë s’kam parë femër aq të bukur natyrale”, është përgjigjur Afërdita.

Këtë postim e ka publikuar edhe Almeda dhe ka shkruar: “Shpirti im ti. Afërdita të dua shumë”.

Kujtojmë se të dyja vajzat kanë qenë modele dhe siç duket prej kësaj duhet të ketë lindur edhe miqësia mes tyre.