Arsyeja pse Sara s’do të bëjë “gender reveal” për fëmijën e dytë do t’ju emocionojë
Pas njoftimit se është në pritje të fëmijës së dytë, Sara Gjordeni ka treguar se nuk do të organizojë një festë të madhe për zbulimin e gjinisë së bebit. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ajo tha se, ashtu si me vajzën e tyre Nea, edhe këtë herë momentin do ta përjetojnë privatisht me Bardhin.
Sara theksoi se nuk dëshiron të bëjë dallime mes fëmijëve, ndaj ka zgjedhur të njëjtën qasje për secilin prej tyre. Gjininë e bebit, çifti do ta zbulojë më vonë përmes rrjeteve sociale.


