75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / H F

Në këngën dedikim për çiftet, Gresa shfaqet si rrallëherë krah bashkëshortit

Gresa Behluli ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor, “100 vjet bashkë”, një këngë dedikuar dashurisë dhe martesës.

Videoklipi sjell momente të veçanta nga dasma e motrës së saj, Agnesës, ku kënga është interpretuar live gjatë hyrjes së çiftit në sallë.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe paraqitja e këngëtares krah bashkëshortit të saj, me të cilin shfaqet duke vallëzuar në klip.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Gresa dhe Besiana, ndërsa projekti është publikuar në YouTube nga Fole Publishing.