21:49 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

A e ‘shiti’ meçin ndaj Ruiz, flet Joshua

Anthony Joshua pësoi humbjen e parë në karrierë duke humbur edhe tre titujt e botës.

Boksieri britanik u mposht me KO nga meksikani, Andy Ruiz dhe tashmë duhet të mendoj të rikthej titujt e humbur.

Por pas ndeshjes u kritikua shumë, madje kishte teori nga ato se Joshua mund ta ketë shitur ndeshjen.

Përmes një videoje, ish-kampioni i Botës iu është përgjigjur akuzave, shkruan Indeksonline.

Derisa e di se ku qëndron me veten, mirë dhe keq, vetëm kjo ka rëndësi. Njerëzit gjithmonë do ta interpretojnë tregimin ashtu si duan ata… Derisa qëndron i drejtë me vetveten dhe e di ku qëndron në një situatë, nuk ke pse shqetësohesh”, ka thënë Anthony Joshua.

Gjatë këtij viti pritet edhe revanshi me ç’rast ai mund të rikthej titujt. /IndeksOnline/