14:45 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / k.v

A është e sigurt të pini alkool ndërsa ushqeni me gji?

Konsumi i moderuar i alkoolit është i sigurt për nënat që ushqejnë me gji foshnjat e tyre. Konsumi i moderuar i alkoolit nënkupton një pije në ditë.

Në këtë nivel, hulumtimi tregon se nuk ka efekte të dëmshme të njohura për foshnjën. Megjithatë, më shumë se një pije në ditë nuk rekomandohet, transmeton Indeksonline.

Natyrisht, mos pirja e alkoolit gjatë dhënies së gjirit është alternativa më e sigurt. Shmangia e alkoolit parandalon ndonjë ekspozim të mundshëm të foshnjës ndaj alkoolit.

Është e rëndësishme të kuptoni se sa kohë qëndron alkooli në qumështin tuaj të gjirit pasi të pini./Indeksonline/