14:58 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

A është ende Abelard Tahiri ministër? Kryeministri Haradinaj e sqaron situatën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka sqaruar situatën e dorëheqjes së mundshme të ministrit Abelard Tahiri.

Haradinaj ka thënë se ministri është ende pjesë e Qeverisë dhe se është duke pritur një përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Abelard Tahiri është ministër i respektuar në Qeverinë e Kosovës. Ai është pjesë e Qeverisë pasi që nuk ka eende konfirmim nga PDK-ja për largimin e tij. Kanë konstula të brendshme ndërsa unë jam duke pritur përgjigjen” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/