12:38 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

A është kjo arsyeja kryesore pse yjet vendosin të largohen nga Liverpooli? (Foto)

Të gjithë yjet po largohen nga klubi i Liverpoolit. Një skuadër me histori të madhe, por që kohëve të fundit po dështon të fitojë trofe.

Futbollisti i fundit që u largua nga “Anfield” është Philipe Coutinho, i cili nënshkroi me Barcelonën, shkruan IndeksOnline.

Por, braziliani nuk është i fundit që lë skuadrën për një arsye të vetme, atë të trofeve.

E nisim nga futbollisti i parë, Fernando Torres që u largua nga “The Reds” për të njëjtën arsye, pra trofetë.

Ai shkoi te Chelsea dhe fitoi gjithçka, nga titulli i Premierligës, Fa Kupë, Kupa e Ligë, Europa Ligë e deri te Champions Liga.

Vazhdojmë me Rahem Sterling, i cili la Liverpoolin në vitin 2015, dhe iu bashkua Manchester Cityt. Qysh në vitin e parë ai fitoi Kupën e Ligës, kurse tani është afër titullit të Premierligës dhe në garë për shumë trofe.

Nga Liverpooli u largua edhe Luis Suarez, i cili për fat të mirë fitoi një titull më anglezët, atë të vitit 2011, Kupën e Ligës.

Por, uruguaiani tani është i mbuluar me trofe. Ai deri tani ka fituar: La Ligën (dy herë), Kupa Del Rey (tri herë), Super Kupën e Spanjës (një herë), Ligën e Kampionëve (një herë), UEFA Super Kupën (një herë), dhe FIFA Wolrd Klub Kupë (një herë).

Tani është radha e Coutinhos, i cili qysh në sezonin e parë mund ta gëzoj titullin e parë, pasi klubi i tij i ri është në garë për titullin e La Ligas, Ligën e Kampionëve dhe Kupa Del Rey../IndeksOnline/