18:30 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

A është kjo e vërteta e takimit ndërmjet Haradinajt dhe Mogherinit?

Gjatë ditës së sotme delegacioni i Kosovës qëndroi në Bruksel për të mbajtur takimin e dytë të Këshillit të MSA’së ndërmjet Kosovës dhe BE’së

Mediat të ndryshme në Prishtinë e Beograd kanë raportuar se përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini e ka lëshuar takimin kur Haradinaj ka përmendur involvimin e SHBA-së në procesin e bisedimeve.

Sipas Radios Evropa e Lirë atmosfera e takimit të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së ka qenë e tensionuar dhe në një moment Mogeherini thuhet se e ka lëshuar takimin e nervozuar.

Duke u thirrur në një burim që ka marrë pjesë në takim ky medium raporton se kur Haradinaj ka përmendur nevojën që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, ajo këtë mund ta ketë kuptuar tepër personalisht dhe e ka lëshuar takimin.