13:38 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A është kjo shefja më e mirë prej krejtve? Ja çfarë bëri për punëtorët (Foto)

Shumica e njerëzve janë të ngazëllyer nga fakti se kanë gjetur një bar të lirë, për ndejat e tyre të fundvitit.

Megjithatë stafi i një agjencie marketingu në Britani, po del të jetë më i suksesshmi në këtë drejtim, pasi për Krishtëlindje shefja e tyre vendosi t’i befasoi ata duke i dërguar në Madrid.

Kështu në saj të këtij vendimi Arabella Lewis-Smith, 42 vjeçare,  tashmë po konsiderohet “shefja më e mirë në botë” pasi bëri të mundur udhëtimin me avion të të gjithë 20 pjesëtarëve të ekipit të saj në Spanjë për pothuajse dy net.

Arabella Lewis-Smith që drejton agjencinë e marketingut në Poole, ka paguar 5,000 paund për udhëtimin me stafin e saj.

Ajo mbulonte biletën e udhëtimit, akomodimin në një apartament për dy netë në kryeqytetin spanjoll dhe dy darka të bujshme, shkruan Daily Mail.

Menaxheri i marketingut Fleurie Forbes-Martin tha:

“Kur Arabella njoftoi se Krishtlindjet do të na mblidhnin në një takim disa muaj më parë, kishte shpresa dhe brohoritje.Ne ishim aq të ngazëllyer për këtë dhe nuk gaboi. Të gjithë e shijuam eksplorimin e vendeve, ushqimin e madh, disa kokteje dhe një party”.

Temat: