17:45 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / OSH

A është normale kjo aromë periodash?

Sa herë ndërroni tamponin apo linesin gjatë kohës që jeni në ditët e ciklit, bëheni më intimë me periodat tuaja dhe vini re se gjakderdhja ka një aromë karakteristike. 

Aroma e gjakut menstrual nuk është e njëjtë me aromën e gjakut që del nga një e çarë me thikë përshembull. 

Disa gra, e përshkruajnë aromën e menstruacioneve të ngjashme me erën e metalit. A është kjo normale?! Sigurisht që po! Gjinekologët thonë se aroma e metalit është për shkak të hekurit që ndodhet në gjak dhe se gjaku menstrual ka një aromë tjetër nga gjaku i zakonsëm për shkak të baktereve që dalin bashkë me hemoragjinë.

Sipas tyre është shumë normale që gjithashtu vagina të ketë një aromë dhe nuk supozohet të bjerë erë lulesh. Gjatë periodave një pjesë e mirë e grave ndjejnë aromë të theksuar aciditeti, kjo për shkak të pH të vaginës dhe mjedisit rreth saj.

Gjithsesi, disa aroma në veçanti mund të jenë shqetësuese. Eshtë normale që vagina të ketë një aromë të caktuar, por jo një erë konstante të rëndë. Nëse kjo ndodh, mund të jetë tregues i një infeksioni vaginal, ndryshimi hormonal apo marrjes për një kohë të gjatë të një medikamenti. Një tjetër shkak është edhe fakti që tamponi (linesi) lihet për një kohë të gjatë pa u ndërruar. Mjekët thonë se tamponët duhen ndërruar të paktën 1 herë në më pak se 8 orë për të shmangur mundësinë e një infeksioni.

Sidoqoftë, nëse keni dyshime në lidhje me llojin e aromës, më e mira është të takoheni me një mjek gjinekolog.