13:47 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

A është paraqitur Thibaut Courtois në seancën e sotme stërvitore te Chelsea?

Thibaut Courtois ka munguar në stërvitje te Chelsea edhe në ditën e sotme pasi ai po vazhdon me ”revlotë” nda klubit londinez.

Portieri belg ka munguar edhe në seancën e djeshme stërvitore pasi që është duke i bërë presion Chelseat për t’u transferuar te Real Madridi.

Kjo tregon më së miri se bisedimet e tij dje me trajnerin, Maurizio Sarrin kanë rezultuar të jenë negative.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Courtois do të rikthehet në Madrid, ku ai ishte i huazuar për tri vite tek Atletico Madridi.

Image result for courtois

Familja e 26-vjeçarit jeton në kryeqytetin spanjoll, teksa Real Madridi ka ofruar 35 milionë euro për shërbimet e tij./IndeksOnline/