11:39 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

A i harroi shteti Sportin edhe RININË?

Shkruan: Pranvera Ejupi-Hajzeraj – Federata Europiane e Atletikës

Kur të gjithë kanë kthyer kokën nga pandemia, politika dhe sfida e ardhëshme kriza ekonomike në vend, kanë mbetë të anashkaluar nga cdo trajtim pjesa më vitale e qytetarëve të vendit, RINIA e Kosovës.

Masat e marra për luftimin e Pandemisë, mbyllja dhe kufizimi i aktivitetit ekonomik na ka shkaktu Krizën ekonomike në vend që po e ndajmë më tërë botën. Kosova po përballët edhe me krizën e saj politike me qeveri në detyrë më kompetenca të kufizuara.

Andaj, është koha te mendohet per nje Strategjia dalëse qe synon të menaxhojë situatën #postcorona, të sanojë dëmet e përgjithshme ekonomike por edhe jetën shoqërore të shkaktuara nga kjo pandemi.

Duke analizuar situatën para se te cilës gjendemi, sikurse edhe shumë shtete te rajonit e të Europës është mirë që kemi filluar me masat lehtësuese për tu kthyer gradualisht në gjendje normale jetën e qytetarëve dhe stabilizimit ekonomik të vendit.

Koha pas Pandemisë do të jetë shumë sfiduese për të gjitha kategoritë e qytetarëve të vendit si në aspektin ekonomik dhe shoqërore e me këtë sfidë veqanarisht do të ballafaqohen të rinjtë e këtij vendi.

Të rinjët janë atakuar në aspektin ekonomik, si kategoria ku papunësia është më e shprehur kriza në të cilën kemi hyrë do ta rëndoj edhe ma shumë situatën e tyre në tregun e punës. Masat e distancimit fizik kanë mbyllur të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore ku pjesmarrës janë kryesisht të rinjët.

Mbi dy muaj po mungon aktiviteti në komunitet dhe momentet e mrekullueshme që sporti nëpër klube na ofron. U anuluan te gjitha kampionatet, sportive, garat e ndryshme, stërvitjet, pjesë shumë e rëndësishme që përmbushë veqanarisht jetën e të rinjëve. E të njejtën situatë e kemi edhe me aktivitetet kulturore që si duket do të mundësohen vetëm në fazën e fundit të heqjës së masave kufizuese.

E gjithë kjo situatë duhet të na mobilizoj që të gjejmë format për të siguruar që pasojat e Pandemisë të mos ndikojnë në mbylljen e klubeve sportive dhe aktiviteteve të tyre. Ta ruajmë shpirtin sportiv- garues tek të rinjët tanë që me rezultatet e tyre sportive na kanë bërë krenarë dhe kanë qenë ambasadorët ma të mirë të këtij vendi.

Dhe duhet filluar,

· Duke analizuar situatën, për të identifikuar masat mbështëtëse të nevojshme. Ne kordinim me Institucionet perkatese të krijohet nje fond qe do të përdoret menjëherë. “Fondi për Sport -Anticovid” do të mbështet klubet sportive në nevojë

· Klubet duhet te mbeshteten qe të mos rrezikohet mbyllja e tyre dhe talentet e rinje te mos shuhen.

· Rëndësi e veqatë jane sportistet qe duhen te ju ofrohen testet per Corona Virus, qe te kane mundesi të përgaditen per garat te cilat planifikohet te mbahen

· Organizat Rinore duhet te perkrahen me programe edukative, përmes edukimit jo formal

· Ndihma nga ky “Fondi per Sport-Rini anti covid “do te kishte për qëllim të plotësojë masa të tjera plotesuese, perveq atyre që miratuar tashmë nga qeveria

· Edhe nëse këto masa nuk janë e mjaftueshme, duhet të punojnë për një fond shtesë të urgjencës. “Ne nuk do të braktisim vullnetarizmin”

· Duke pas parasysh qe jane ndarë nje numër i madh i ndihmave per luften Anti Covid nga Bashkimi Evropiane, Komiteti Olimpik, Federatat Evropiane dhe Boterore. Duhet te aktivizohen të gjithë mekanizmat për të marrë ndihmat dhe mbështjetje nga këto institucione

· Mbështetja dhe investimi në grup mosha te reja për të siguruar ruajtjen e shëndetit dhe shprehive të shëndosha ne nivel te duhur, e sidomos pas kesaj kohe shume sfiduese.

· Izolimi për një kohë të gjatë ka ndikuar edhe në gjendjën psikologjike të të rinjëve që janë më të brishtë ndaj situatava si kjo që e përjetuam në luftimin me virusin Covid 19. Një përkrahje dhe punë me të rinjët është më se e domosdoshme për tju lehtësuar tejkalimin e stresit dhe kthimit në normalitet sa ma parë.

Eshtë një kohë e vështirë për të gjithë, veçanërisht për ata që e duan sportin, që janë sportistë me pasion në klube amatore po edhe profesionistët.

Duhet te ju japim përkrahje të veqantë atyre qe kanë shkëlqyer ne arenat nderkombetare dhe prej të cilëve pritet që në të ardhmën të sjellin medalje për vendin.

Askush nuk e di saktë se kur mund të kthehemi plotësisht në normalitet. Javët e ardhshme do ti kemi më të qarta hapat që do të ndërrmirren për lehtësimin e aktiviteteve sportive dhe fazat nëpër të cilat do të kalojnë sportet e ndryshme deri në normalitet. Fillimi i lehtësimit të aktiviteteve sportive do të shpërfaqin edhe pasojat me të cilat do të ballafaqohet sporti Kosovar nga masat e nderrmara në luftë me virusin Covid 19, që detyroi kufizimin e të gjitha aktiviteteve sportive në vend po edhe në botë.

Koha është per bashkepunim dhe solidaritet, së bashku mund tja dalim!

Federata Europiane e Atletikës