22:24 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

A ishte penallti për PSG-n? Batatina me ironi: Pyetne Visar Kastratin

Ndeshja e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe PSG-së ka marr një kthesë të madhe.

Skuadra katalanase ka mbetur me një futbollistë më pak, pasi Araujo u ndëshkua direkt me kartonin e kuq në minutën e 29-të.

Mirëpo ky rast u komentua shumë nga të gjithë, ku kishin dyshimet e tyre se a ishte penallti apo jo.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë me ironi se të gjithë ata që dyshojnë se a është penallti apo jo ta pyesin Visar Kastratin.

Kujtojmë se, Visar Kastrati ishtë gjyqtari kryesor i ndeshjes Llapi-Dukagjini, ku kjo ndeshje përfundoi me rezultat 1-1.

Batatina ishte ankuar për gjyqtarin Kastrati dhe referimin e tij duke thënë se ai nuk e ndali një penallti në favor të Llapit. /IndeksOnline/