17:30 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / AR

A janë ndarë Megan Fox dhe MGK?

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë ende duke punuar për të ardhmen e tyre si çift, por për momentin e kanë lënë marrëdhënien e tyre në një pauzë, duke pezulluar kështu edhe planet për martesë. Një burim për “US” dhe “People” tha se pajtimi nuk është shumë i thjeshtë mes tyre.
 
“Megan dhe MGK janë në një pauzë aktualisht, por ende mbajnë kontakte. Ata kanë pezulluar planet për martesë, që të punojnë për marrëdhënien e tyre”, tha burimi.
 
Një tjetër person u shpreh për “US” javën e kaluar se do të duhet shumë punë që Megan dhe Kelly të rikthehen së bashku. “Megan s’është e sigurt se ku qëndrojnë gjërat me Colson (emri i Machine Gun Kelly” dhe marrëdhënia është e ndërlikuar në këto çaste. Ata ende po përpiqen ta rregullojnë marrëdhënien sepse e duan njëri-tjetrin, por kjo nuk do të ndodhë brenda natës”.
 
Ndërsa dikush tjetër tha për “People” se miqtë e çiftit besojnë se nuk do të rikthehen bashkë dhe mendojnë se raporti i tyre ka marrë fund.
 
Ndërkohë, as Megan dhe as MGK nuk e kanë diskutuar statusin e marrëdhënies së tyre, por situata është e paqartë dhe deri tani, jemi në pikën që as nuk janë ndarë, por as nuk janë më bashkë.